Testi i maturës mund të mbahet në qershor

0
52

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar që testi i maturës do të mbahet në muajin qershor, por nëse ai mbahet do të respektohen masat e duhura.

“Ne ende nuk kemi marrë vendim nëse testi i maturës do të mbahet ose jo. Ju keni parë tani që rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të Ministrisë së Shëndetësisë që gjendja dhe masat do të shkojnë duke u liruar dhe ka shumë gjasa që testi të mbahet në muajin qershor konform vlerësimit të situatës me Covid-19”.

“Në qoftë se kemi përmirësim të gjendjes, padyshim që testi do të mbahet. Por, mund të ndodhë që të kemi një përkeqësim andaj ne po përgatitemi për skenar tjetër”.

Ajo ka treguar se janë duke shikuar mundësitë edhe për mënyrën logjistike të organizimit të maturës.

“Tani ne kemi komisionin tjetër shtetëror të maturës në kuadër të MASHTI, i cili do takohet dhe do të diskutojë për të dy skenarë dhe do të shohim se kur mund ta vendosim një datë tentative. Gjithashtu të përgatitemi për mënyrën dhe logjistikën e organizimit të komplet testit të maturës. Derisa nuk ka një vendim për anulim nxënësit duhet ta marrin që testi mbahet. E njëjta vlen edhe për testin e arritshmërisë e cila është konform vlerësimit të situatës epidimiologjike”./EO/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here