Sa para i ka në konto Endrit Thaçi djali i presidentit

0
54

Presidenti i vendit, Hashim Thaçit tash e disa muaj ka nisur jetën në shtëpinë e tij të re në periferi të Prishtinës.

Këtë shtëpi luksoze, Presidenti Hashim Thaçi në deklarimin e pasurisë tek Agjencia Kundër Korrupsionit e ka vlerësuar 350 mijë euro.

Shtëpia 350 mijë eurosh ka 450 metra katror dhe është në pronësi të përbashkët, mes tij dhe bashkëshortes së tij.

“Pagesa e shtëpisë ende nuk është bërë, afati i pagesës është 31.12.2019. Pres aprovimin e kredisë”, e ka dhënë sqarimin presidenti Thaçi kur ka deklaruar pasurinë.

Para të gatshme në bankë, familja e presidentit i ka rreth 24 mijë euro. Ndërsa, djali i tij, Endri Thaçi që shpesh herë është bërë pjesë e mediave për shkak të udhëtimeve luksoze nëpër vende të ndryshme të botës, mbanë në llogarinë e kursimeve 13 mijë e 500 euro.
Hashim Thaçi, gjatë këtij viti e ka “shitur” edhe njërën nga veturat që i ka pasur në posedim.

Vetura e vitit të kaluar, që tani nuk është në deklarimin e pasurisë, kishte kushtuar 23 mijë euro. Korrektshow.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here