Prishtinasi vdes derisa po blinte në një market

0
80

Një person ka vdekur dje rreth orës 11:00 në një market të Prishtinës.

Siç njofton Policia, ai ishte alivanosur dhe ishte rrëzuar në tokë, ndërsa vdekja e tij u konstatua pas mbërritjes së ambulancës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Prishtinë 18.05.2020 – 10:50. Një mashkull kosovar derisa ka qenë duke blerë gjësende në një market është alivanosur dhe është rrëzuar në tokë. Është njoftuar ambulanca dhe posa kanë arritur në vendngjarje kanë konstatuar se viktima kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po hetohet dhe është cilësuar si vdekje e dyshtimtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here