Pak ditë pas martesës me gruan 50 vite më të re, shkarkohet myftiu i Maqedonisë

0
46

Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka vendosur për ta shkarkuar Sulejman Rexhepin, pas skandaleve të ditëve të fundit.

Për ushtrues detyre deri në zgjedhjet e ardhshme është zgjedhur myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu.

Kohëve të funditm Rexhepi u bë temë aktive e mediave për shkak të martesës me një grua rreth 50 vite më të re se ai.

Ndërkaq para 2 javësh u publikua një video ku shihej se si udhëheqësit e medreses së Shkupit dhe disa familjarë të Sulejman Rexhepit e shanin heroin tonë kombëtar, Komandantin Legjendar, Adem Jasharin. /Reporteri.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here