Muhamedi A.S I Ka Premtuar Xhenetin Atij Që Bën Këtë Vepër!

0
69

I Dërguari alejhi selam premton fruta të Xhenetit Xhenetin: “Kur një musliman shkon për të vizituar vëllain e tij musliman, ai gjendet në hurfën e Xhenetit derisa të kthehet. ” Dikush pyeti Alejhi selamin: “E çka është hurfa e Xhenetit?” Ai u përgjigj: “Ajo është frut i Xhenetit.”I Dërguari alejhi selam i ka premtuar Xhenetin atij, i cili përveç tjerash, viziton edhe të sëmu,rin. Në një thënie të Ebu Hurejres r.a. kjo qartë paralajmërohet. Në të vërtetë, i Dërguari i Islamit alejhi selam ka pyetur: “Kush ka agëruar sot?” Ebu Bekri u përgjigj: “Unë. ” Pyeti: “Kush prej jush sot ia ka falur namazin ndonjë xhen,aze?” Ebu Bekri u përgjigj: “Unë..” I Dërguari alejhi selam sërish pyeti: “Cili prej jush sot ka ushqyer një të uritur?” Ebu Bekri sërish u përgjigj: “Unë”. I Dërguari alejhi selam në fund pyeti: “Cili prej jush sot ka vizituar të sëm,urin?” Ebu Bekri sërish u përgjigj: “Unë.” I Dërguari alejhi selam pas kësaj tha: “Cili prej jush i bën këto në një ditë, do të hyjë në Xhenet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here