MIMOZA KUSARI: Ky muaj ishte i veçantë për mua, pasi për herë të parë agjërova të 30 ditët e Ramazanit

0
157

Sonte e përmbyllëm serinë e vrapimeve para iftarit me vrapuesit në Gjakovë.
Ky muaj ishte i veçantë për mua, pasi për herë të parë agjërova të 30 ditët e Ramazanit. Në këto 30 ditë, e kuptova se me qëllim të mirë dhe besim tejkalohet edhe ai obligim të cilin nuk e kam menduar se aq lehtë e kaloj.

Njëkohësisht, të gjithë atyre që agjëruan këtë muaj, uroj të ju kenë pranuar agjërimi dhe lutjet.
Në këtë kohë pandemie globale dhe krize të një pas njëshme, të kesh shëndetin, familjen dhe strehimin, është bekim në vete.
Të vlerësojmë dhe ruajmë shëndetin, të ruajmë dhe kultivojmë raportet në familje dhe ato me miqtë dhe të ruajmë qetësinë e brendshme dhe shëndetin mendor. Krejt çfarë kemi sot për të cilat jemi falenderues, mos ta marrim për të qenë, por të vlefshme për t’a ruajtur dhe kultivuar me përkushtim.
Me fat ju qoftë të gjithëve nata e Fitër Bajramit, paçi shëndet dhe mirëqenie në familjet tuaja.

https://www.facebook.com/151644000915/posts/10156823248120916/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here