Komuna e Mitrovicës mbështet me serra 50 fermerë

0
41

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka nënshkruar kontratë me 50 fermerë, të cilët kanë përfituar nga një serrë të tipit “Tunel”, me sipërfaqe prej 50 metrave katrorë, kështu bëjnë të ditur nga kjo komunë.

Në njoftimin e tyre për media thuhet se fermerët përfitues të serave, sipas kësaj kontrate, detyrohen që serën e përfituar ta shfrytëzojnë për rritjen dhe kultivimin e perimeve në mënyrë që të rritet aftësia konkurruese në treg.

Me këtë rast Bahtiri përshëndeti fermerët përfitues të projektit, duke iu dëshiruar suksese në punën e tyre edhe në të ardhmen.

“Unë ju uroj që ju pasi t`i vendosni këto sera, të filloni të punoni në kultivimin e këtyre perimeve dhe të keni përfitim nga puna e juaj. Ne do të vazhdojmë të ju mbështesim juve me shumë projekte tjera edhe në të ardhmen”, tha Bahtiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here