Gjykata Kushtetuese ka vendosur për 4 raste që i janë dërguar, ende s’ka gjë për Dekretin e Presidentit

0
38

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar sot katër vendimet e marra lidhur me raste të ndryshme, megjithatë ende nuk ka asgjë rreth ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e presidentit, Hashim Thaçi, përmes të cilit ka nominuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Aktvendimi i parë ka të bëjë me lëndën KI 36/20 të cilën e ka parashtruar “Limak Kosovo International Airport SH.A “Adem Jashari”

Vendimi i dytë ka të bëjë me lëndën KI 04/20 të cilën e ka parashtruar Lulzim Sadiku, aktvendimi i tretë ka të bëjë me lëndën 41/20 të cilën e ka parashtruar Shaqir Krasniqi dhe aktvendimi i katërt ka të bëjë me kërkesën KI 133/19 të cilën e ka parashtruar Nysret Tafili.

Kushtetuesja për rastin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi ka vendosur masën e pezullimit deri më 29 maj dhe pritet që deri të premten të dalë me një vendim për zgjedhje të reja ose për qeveri të re në legjislaturën ekzistuese.

Ndërkohë derisa tensionet janë rritur në prag të marrjes së vendimit, ambasadorët e huaj në Kosovë bëjnë thirrje që të respektohet vendimi çfarëdo qoftë ai./Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here