“Gjykata Kushtetuese është kapur peng”

0
32

Njohësja e çështjeve politike Luljeta Aliu me anë të një shkrimi në facebook thotë se Gjykata Kushtetuese është kapur peng.

Aliu thekson se të thirret një Gjykatë Kushtetuese në dokumente të papublikuara post factum, është e paprecedent dhe do të dëshmonte mjaftueshëm për kapjen e Kushtetueses nga Gjykata .

“Si mund të jetë e ligjshme që tek tani kur është sfiduar dekreti i Presidentit, ato dokumente përgaditore të gjinden, pasi që në katër rastet tjera kur ishin kërkuar nga GJK, nuk kanë mundur të gjinden?Si mund të marrë një verdikt një Gjykatë, ciladoqoftë ajo, jashtë shkronjës së të shkruarës në dokumentin e saj bazë, Kushtetutë apo ligj, nëse ai interpretim apo dokument nuk ka qenë i qasshëm për publikun gjatë aktit dhe në momentin e kontestimit të atij akti?”

Të thirret një Gjykatë Kushtetuese në dokumente të papublikuara post factum, është e paprecedent dhe do të dëshmonte mjaftueshëm për kapjen e Kushtetueses nga Gjykata.

Si mund të jetë e ligjshme që tek tani kur është sfiduar dekreti i Presidentit, ato dokumente përgaditore të gjinden, pasi që në katër rastet tjera kur ishin kërkuar nga GJK, nuk kanë mundur të gjinden?

Si mund të marrë një verdikt një Gjykatë, ciladoqoftë ajo, jashtë shkronjës së të shkruarës në dokumentin e saj bazë, Kushtetutë apo ligj, nëse ai interpretim apo dokument nuk ka qenë i qasshëm për publikun gjatë aktit dhe në momentin e kontestimit të atij akti?
Si e paska ditur presidenti HTH që paska mundësi që si afat të konsiderohet periudha prej 15 ditësh?

Të gjitha këto ndodhin vetëm në rastet e shteteve mafioze si Kosova, kur punimet përgaditore kanë mundur të jenë në duart e gjithkujt dhe askush nuk jep përgjegjësi për këtë mbajtje peng të Kushtetueses qe 10 vite, duke e mohuar dorëzimin e dokumenteve përgaditore.

Prandaj besoj se qytetarët do të shpërthejnë në revoltë dhe e kuptoj plotësisht këtë nevojë, madje bëj thirrje që të mos pranohet një shtrembërim i vullnetit qytetar nga këto banda kriminale që edhe Kushtetuesen e kanë kapë peng.

Madje nuk e besoj se VV do të kishte interes të ju printe protestave, sepse rreziku i infiltrimit të njerëzve me qëllime të paraqitjes së protestave si të dhunshme sa për ta demtuar imazhin e VVse, eshte shume real. Por eshe besoj se nuk do të jetë fare e nevojshme. Madje besoj se edhe po të donte ta ndalte protestën VVja, nuk do të mundet.
Gardat e vjetra politike po e rrezikojnë paqen shoqërore për ta shpëtuar lëkurën e një gjarpëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here