Avdyli: Vjosa Osmanit nuk iu ofrua mandati për kryeministre nga LDK, ajo do t’i bënte 61 numra

0
44

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha sonte se sondazhet nuk janë të favorshme për këtë subjekt politik pas veprimeve për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe krijimit të koalicionit të ri qeverisës me AAK-në dhe Nismën e minoritetet.

“Sondazhet nuk janë të favorshme për LDK-në. As në sondazhet e pavarura as këto që po dalin në televizione. Kjo nuk është lajm i mirë për demokracinë. Kosova ka nevojë për një parti si LDK-ja por nëse i thyejmë parimet do të humbasim besimin. Dëmi do të jetë i madh e LDK ndoshta është gati ta paguaj këtë dëm”, tha Avdyli në T7.

Deputeti i LDK-së kritikoi udhëheqjen e partisë për anashkalimin e Vjosa Osmanit pas rrëzimit të qeverisë Kurti.

“Ka mungu një dialog i brendshëm. Kjo i bënë dëm partisë pra nëse ky bashkëbisedim del nga zyrat e partisë dhe zhvendos në media. Vjosa Osmani as formalisht nuk është pyet se a e merr barrën për krijimin e qeverisë së re. Ndoshta Vjosa Osmani mund ta marrte mandatin dhe do ti bënte 61 numra”, tha Avdyli.

Ai tha se LDK nuk është parti privati e rrjedhimisht askush nuk mund të përjashtohet prej saj për shkak të qëndrimeve ndryshe. /Objektiv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here