Albin Kurti kujton Ukshin Hotin nga qelia ku mbahej i burgosur

0
38

“ E vërteta për profesor Hotin, për bacën Ukë, të zbardhet dhe drejtësia të bëhet “, tha sot Kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur Ukshin Hoti, atdhetar i shquar kosovar.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti me një video mesazh nga qelia në Burgun e Prishtinës ku mbahej Ukshin Hoti ka folur për personalitetin e tij.

Kurti ka thënë se nuk mund të gjejmë një personalitet të shumëanshëm në historinë kombëtare sikurse Ukshin Hoti,

“ Edhe diplomat, edhe i burgosur politik, edhe profesor edhe demonstrues, edhe kryetar i subjektit politik edhe shkencëtar “ , thotë Kurti.

Kurti ka vazhduar të tregoj se Ukshin Hoti nga të qenurit në pushtet doli në rrugë, dhe nga pozitat e larta në sistem shkoi në burg për Republikën dhe se si nga Universiteti i Harvardit u kthye në vendlindjen e tij në Krushe të Madhe.

“ Të gjithë neve na dhimbset Ukshin Hoti, ama edhe më shumë duhet të na dhimbset vetja që kemi mbetur pa Ukshin Hotin “ ka vazhduar Kurti.

Kurti ka vazhduar videon e tij përmes leximit të një bisede ndërmjet Ismail Kadaresë dhe Ukshin Hotit nga libri “ Bisedë përmes hekurash “ .

Në fund Kurti ka thënë se përgjegjësit për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe për rrëmbimin e tij pas lirimit janë në Serbi andaj “ ata duhet të kapen, gjykohen e dënohen.

Ukshin Hoti për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit.

Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundra Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast ishte dënuar me 5 vjet burg.

Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket pa lënë gjurmë.

Myrvete Kosumi, motra e veprimtarit Ukshin Hoti, në emisionin “Jeta në Kosovë” në mes lotësh kishte rrëfyer luftën e saj për të gjetur gjurmët e të vëllait.

https://www.facebook.com/watch/?v=1083429088692550

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here