AAK mban mbledhje, diskutojnë rreth dyshimeve për keqpërdorime nga MSH

0
42

Grupi Parlamentar i AAK-së sot ka mbajtur një mbledhje të rregullt konsultative, ku janë diskutuar çështjet aktuale politike në të cilat po kalon vendi. Pas mbledhjes, për media kanë raportuar tre deputetët e kësaj partie, Teuta Haxhiu, Arbër Tolaj, si dhe Albena Reshitaj.

Kjo e fundit, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, njoftoi se komisioni sot ka dorëzuar kërkesë në Prokurorinë e Shtetit për hetimin e dyshimeve për keqpërdorime nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë menaxhimit të pandemisë.

Ndërkaq, Teuta Haxhiu deklaroi se pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe se këtë vendim AAK-ja do ta respektojë sido që të jetë.

Deputeti Tolaj foli për situatën në Shëndetësi dhe kritikoi Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin dhe siç theksoi, shkeljen e dyfishtë kushtetuese me masat e ndërmarra.

Reshitaj po ashtu tha se sot është dorëzuar një kërkesë në Prokurorinë e Shtetit për hetimin e dyshimeve për keqpërdorime gjatë pandemisë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here