Sot asnjë rast me koronavirus në komunën më të prekur në Kosovë!

0
121

Sot nuk është shënuar asnjë rast në komunën e Ferizajit e cila mban primatin deri tani me 81 të infektuar.

Në një njoftim Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga të gjitha mostrat e marra tek rastet e dyshura me Covid-19 kanë rezultuar negative, shkruan IndeksOnline.

Njoftimi:

Sot, zero raste të reja të infektuar me CoronaVirus në Ferizaj

Nga mostrat e marra sot tek rastet e dyshuara me COVID-19 në Ferizaj, që të gjitha kanë rezultuar negative, pra nuk kemi raste të reja të konfirmuara pozitivisht me COVID-19 në Ferizaj.

Urojmë që kjo tatëpjetë e numrit të infektuarve ta përcjellë Ferizajn edhe ditëve në vijim e ju bashkëqytetarë, na dëgjoni, qëndroni në shtëpi shpejt do t’ia dalim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here