Solana me Covid-19: Jam në spital, por ndihem shumë mirë (FOTO)

0
85

Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, është në mesin e personave që është prekur me koronavirus.

Ky lajm u bë i ditur gjatë muajit të kaluar, ndërsa sot u deklarua vet ai me anë të një postimi në Twitter, duke treguar se po ndjehet mirë.

“Po e filloj ditën time të 30-të në spital. Kush do ta mendonte këtë. Por ndihem shumë mirë”, ka shkruar ai.


Ndërkaq ka pranuar shumë mesazhe inkurajuese dhe “brohoritje” nga ndjekësit e tij, ku njëri prej tyre i thotë se “këtë betejë do ta fitosh”, të cilit Solana i përgjigjet “As mos e dysho”.

Ai është një politikan i dashur për popullin e Kosovës, meqenëse ishte pjesë përbërëse e ushtrisë së NATO-s në kohën e bombardimit të Serbisë dhe çlirimit të Kosovës në vitin 1999.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here