“QE NJË MUAJ NUK E KAM PARË FAMILJEN” – RRËFIMI I PUNËTORËS NË FURRË NË KOHË TË KORONAVISRUSIT

0
83

Njëjtë si punëtorët shëndetësorë e ata të sigurisë dhe aktiviteteve kryesore, si rryma e uji e grumbullimi i mbeturinave, edhe ata konsiderohen të jenë mjaftueshëm të ekspozuar nga rreziku i prekjes me COVID-19.
InDoks ka folur edhe me punëtor të sektorit privat. Rrëfimi i tyre për këtë situatë përmban në vete po ashtu edhe një frikë e ajo është familja.

Një punëtore në një furrë të Prishtinës, ka thënë se pandemia e koronavirusit ka bërë që klientët të vetëdijesohen.

“Frika është e pranishme tek gjithsecili por kujdesi është i shtuar si nga ne si punonjës ashtu edhe nga klientët tanë. Në fillim ka qenë e vështirë me kohë janë adaptuar është myshteritë edhe ne. Po përshkak të virusit rutina ka ndryshuar për gjithsecilin edhe orari varësisht nga kufizimit të qarkullimit dhe mungesës së stafit që kanë vendos me pauzu vullnetarisht në këtë kohë të përcaktuar”, ka thënë ajo.

Për shkak të ekspozimit me klientë, ajo ka thënë se ka vendosur që të i shmang krejt kontaktet me familjarë.

“Fatkeqsishtë unë me familjare nuk jamë parë që një muaj për shkak të mos i rrezikoj ata, vështirë ka qenë në fillim po qytetarët kanë fillu me vetëdijësu e me mbajt radhë edhe po e përballojmë”, ka shtuar ajo/InsajderiInDoks

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here