NJËRI NGA TË INFEKTUARIT NË VITI ËSHTË POSTIER – KRYETARI JEP DETAJE

0
116

Edhe 26 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë duke e quar në 449 numrin total të të prekurve, shkruan Insajderi.

Në mesin e këtyre rasteve të reja të konfirmuara sonte nga IKShpK-ja, tre janë nga Komuna e Vitisë.

Sokol Haliti, kryetari i Vitisë ka konfirmuar se njëri nga të infektuarit është postier.

“Njëri nga këta që kanë dalë pozitiv është postier”, ka deklaruar Haliti në RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se ka marrë vesh se postieri nuk ka dalë në punë 10 ditët e fundit për shkak të komplikimeve shëndetësore.

“10 ditëshin e fundit nuk ka qenë në punë sepse ka pasur probleme shëndetësore”, ka thënë Haliti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here