Gjermania i kërkon Kinës 150 miliardë euro për dëmet e shkaktuara nga koronavirusi

0
135

Gjermania ka tronditur Kinën pasi u bashkua me Britaninë e Madhe, Francën dhe SHBA-të në një kërkesë të rrallë, pasi Berlini kërkoi përgjegjësi nga Pekini për pandeminë globale dhe madje lëshoi një faturë prej 130 miliardë dollarësh.

Gjermania ka ngjallur zemërim në Kinë pasi një gazetë e madhe mblodhi së bashku një faturë prej 130 miliardë dollarësh që Pekini “detyrohet t’ia paguajë” Berlinit pas ndikimit të pandemisë koronavirus.

Gjermania ka përcjellë Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-të për kërkesën e përgjegjësisë ndaj Kinës, nga e cila origjinën virusi, raporton medium britanik Express, transmeton lajmi.net.

Të shtunën, presidenti i SHBA-ve Donald Trump paralajmëroi se Kina duhet të përballet me pasoja nëse ajo ishte “e vetëdijshme” për lëshimin e pandemisë së koronavirusit.

“Mund të ishte ndalur në Kinë para se të fillonte dhe nuk do të vuante e gjithë bota për shkak të saj”, deklaroi Trump para gazetarëve.

Një opinion editorial i botuar këtë javë në gazetën më të madhe tabloid të Gjermanisë, Bild, iu bashkua zemërimit duke hartuar një faturë të artikuluar për 150 miliardë euro për Kinën. /Lajmi.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here