Fabrikat e tekstilit vatër për Covid-19, PD: Qeveria t’i mbyllë dhe t’i mbështesë financiarisht

0
54

Partia Demokratike në Shqipëri vijon t’i bëjë thirrje qeverisë që të mbyllë fabrikat e tekstilit dhe këpucëve [fasoneritë] dhe të mbështesë financiarisht punonjësit e tyre, pas rritjes së bilancit të personave të prekur nga koronavirusi në këto biznese.

Përmes ish-deputetes Oriola Pampuri, PD akuzon kryeministrin Edi Rama për dështim me kokëfortësinë e treguar për të mbajtur hapur fasoneritë.

“Mbajtja hapur me kokëfortësi e fabrikave të tekstilit i ka kthyer ato në vatra të rrezikshme të përhapjes së infeksionit. Në Krujë, sot ka më shumë të infektuar se dje. Janë 18 persona të tjerë që kanë rezultuar pozitiv. Të gjithë punonjës fasonerie, kryesisht gra dhe vajza. Urojmë që të dhënat të pasqyrojnë realitetin dhe virusi të mos jetë përhapur akoma më shumë. Brenda pak ditësh, një person i vetëm ka kontaminuar 86 të tjerë. Qeveria duhet të kishte mbyllur fasoneritë që në momentin e parë të shpërthimit të epidemisë. Ne ia kërkuam këtë, bizneset kanë mbajtur të njëjtin qendrim, por Edi Rama ka kundërshtuar me kokëfortësi, pa dhënë asnjë argument. Duhet mbyllja e tyre, e shoqëruar me një mbështetje financiare. Sa më shpejt, aq më mire”, u shpreh Pampuri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here