Doktori kosovar tregon se a duhet agjëruar në këtë kohë pandemie

0
127

Në këtë kohë ka pasur shumë pyetje se a mund të agjërojmë, rreth kësaj teme në një video ka folur doktori kosovar, Remzi Rrahmani.

Ai ka thënë se sipas të dhënave të fundit nga kjo temë del përgjigja se mund të agjërojmë, por që iftaret s’duhet të na bashkojnë, transmeton Indeksonline.

“Ramazani po vjen, por jo si çdo herë, kësaj radhe në kohë pandemie. Ne a mund të agjërojmë? Po, mundemi!

Të dhënat e fundit rreth kësaj teme na thonë se mund të agjerojmë, por iftaret s’duhet të na bashkojnë.

Të prekurit me koronavirus duhet t’i përmbahen me përpikmëri protokolove mjekësore dhe të jenë në konsultim të vazhdueshëm me mjekun e tyre”, thotë ai.

Dr. Rrahmani ka folur edhe për dobitë e agjërmit në organizmin e njeriut.

“Kur ne agjërojmë ndodhë rigjenerimi i qelizave imunitare, largohen qelizat e vjetra, pra stilmulohet palca e kuqe e eshtrave, për prodhim të shtuar të qelizave të reja.

Pas një muaji agjërim LDL kolesteroli, trigliceridet dhe hemocisteina ulen në gjak.

Pra, nga muaji i agjërimit dalim më të shëndetshëm, sepse zvogëlohet rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.

Agjërimi mund ta parandalojë diabetin tek personat e rrezikuar, ndërsa tek ata që kanë ka rol protektiv, sepse stabilizon sheqerin në gjak. Por, pacientët me diabet të tipit 1 nuk duhet të agjërojnë.

Mjekët kanë vërejtur se agjërimi mbron trurin nga sëmundjet gjenerative.

Mos e ngarkoni organizimin duke ngrënë shumë, supë lëngje e qumështe e pemë e perime përdorni. Mos e teproni me krip, çajin e kafen sa ma pak vlojeni.

Në fillim mund të keni lodhje, por pastaj nuk keni, pra i ktheheni vetës suaj”./Indeksonline

Ndiqeni videon:

Agjërimi në kohë pandemie

Të dashur miq,Në këtë kohë ka pasur shumë pyetje se a mund të agjërojmë, për këtë temë dhe rreth kësaj teme të gjitha i gjeni në videon më poshtë.Remzi Rrahmani

Posted by Dr. Remzi Rrahmani on Tuesday, 21 April 2020

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here