VIDEO: Gezimi i Cristiano Ronaldos pas golit te Vinicius Jr ne El Clasico

0
103

Edhe Ronaldo i është gëzuar golit të Vinicius Junior.

‘El Clasico’ e dytë për këtë edicion i ka takuar Real Madridit.

Skuadra e Zinedine Zidane ka mposhtur 2-0 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”, me golat e Vinicius Junior dhe Mariano, raporton Gazeta Express.

I pranishëm në ‘Santiago Bernabeu’ ishte edhe Cristiano Ronaldo.

Për shkak të ndërprerjes së ndeshjes Juventus – Inter, ai gjeti kohë që të mbështesë ish skuadrën me të cilën luajti për 9 sezone dhe shënoi 450 gola në 438 takime dhe dhuroi 131 asistime.

Natyrisht, CR7 duket se ende i rrah zemra për Realin dhe iu gëzua tej mase golit të Vinicius Junior, kurse ky i fundit festoi në fund si ai. /Gazeta Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here