(Ngjarje ne zhvillim) Mjekët nisen drejt familjes së ngujuar në Viti që nuk i ofronte askush ndihmë

0
192

Tre fëmijë në fshatin Stubëll të Vitisë kanë mbetur të ngujuar brenda shtëpisë së tyre. Sipas familjarëve ata nuk po vizitohen nga ana e personelit mjekësor. Njëri nga këta tre ëmijë sipas familjarëve ka temperaturë 39 gradë. Ndërkohë gjyshi, babai dhe nëna e tyre gjenden tashmë në spital si raste të konfirmuara me koronavirus. Por pas publikimit të lajmit në media, ekipi mjekësor sic duket tani është nisur drejtë Stubllës. Kështu po deklarojnë familjarët e këtyre fëmijëve.

Gazeta Express, ka biseduar me familjarin e këtyre fëmijëve. Ai ka deklaruar se i ka kontaktuar mjekët por që të njejtit sipas tij, kanë hezituar që t’i dërgojnë ekipet për kontrollimine këtyre tre fëmijëve.

“Qetash tu folë me ta në telefon, I kanë ra pishman që janë përgjigjë në atë formë. Ju tregova që e kam publiku i kam thirrë gazetarët. Nëse doni me i pru ju mirë, nëse jo, ne skemi ligj me ardhë me I marrë. Tash më thirrën më thanë që të ka dhënë informata keq mjekjae qe jane nisë”, tregon i afërmi i kësaj familje.

Sipas tij, njëri nga këta fëmijë, i moshës 17-vjecare, ka temperaturë 39 gradë.

“Kanë temperaturë, kanë përdorë paracetamol, 39 gradë, dy fëmijë. Më kanë thirrë mu në telefon, në shtëpi në Stubëll, vetëm fëmija janë, prindërit I kanë në spital. Kërkush nuk guxon me shku. Unë nuk di cka me ju bo, s’kam masa mbrojtëse”, thotë ky familjar.

(Ngjarje ne zhvillim)

Urgjente: Fëmijët e dy të prekurve me koronavirus në Viti nuk po i trajtojnë mjekët, mbesin të ngujuar në shtëpi

Familja në Stubëll të Vitisë që është goditur nga koronavirusi po kalon nëpër një ankth të vërtetë. Fillimisht ishte gjyshi 77 vjeçar që doli pozitiv me virus, pas tij edhe djali dhe reja. Tash në shtëpi kanë mbetur me simptome edhe dy fëmijët e çifitit, por që askush nuk po ju vjen në ndihmë, e as mjekët të cilët janë thirrur.

Të premtën në Kosovë u shënua rasti i parë që bartë virusin kinez Corona-19, apo siç njihet ndryshen koronavirusin. Dy të infektuarit e parë ishin një 77-vjeçar nga Vitia si dhe një 20-vjeçare. Por ani se Vitia ka hy në karantinë që dy ditë, nipërit e të moshuarit që bartë koroknavirusin gjenden mbyllur në shtëpi.

Ata nuk po vizitohen nga ana e mjekëve.

Express pas pak do ju sjellë rrëfimin e familjes nga Stublla për këtë problematikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here