Merret vendimi i papritur:Mundësohet kthimi i qytetarëve nga Kosova drejt destinacioneve të tyre

0
499

Remzi Ejupi, pronari i kompanisë Eurokoha dhe Kosova Airlines në një intervistë televizive ka bërë të ditur se Eurokoha dhe Eurowings nesër do të sjellin 20 aeroplan për tia mundësuar qytetarëve të kthehen tek familjet e tyre.

“Kemi marr leje nga kryeministri, ministria e transportit dhe ambasadori gjerman që të lejohet kthimi i qytetarëve tek familjet e tyre në këtë fundjavë, aeroplanët do të vinë të zbrazët”.

Ejupi më tej ka thënë se kompania është gjithmonë e gatshme ti dal në ndihmë pasagjerëve të saj që të jenë gjithmonë afër familjeve të tyre.

“Kompania nuk sheh kostot ne i dalim në ndihmë pasagjerëve tonë që të kthehen tek familjet e tyre dhe në vendet e tyre të punës”

Remzi Ejupi gjithashtu bërë apel që të gjith udhëtarët nesër të jenë prezent 2 orë para orës së fluturimit.

“Nesër në mëngjes do të realizohen të gjitha udhëtimet një drejtim për në Munchen, Stuttgard, Dusseldorf, Hamburg, Zurich. Bëj apel që të gjithë udhëtarët të jenë prezent 2 ore para fluturimit në airoport”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here