Kurtit i shkojnë dy ambasadorë në zyrë

0
179

Një ditë pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu dhe lajmit për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, kryeministrit Albin Kurti i kanë shkuar në takim, ambasadori britanik Nicholas Abbott dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, raporton Gazeta Express.

Kjo u bë e ditur përmes njoftimeve nga zyra e kryeministrit.

Në takimin me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Kurti u bë e ditur se ka diskutua për situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID- 19.

Ambasadori Grondahl, gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Republikës së Kosovës në përpjekjet e saj për parandalimin e shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit Korona.

Edhe me ambasadorin Abbott kryeministri Kurti ka folur për situatën e krijuar në vend pas përhapjes së pandemisë së virusit korona.

Kurti i ka thënë ambasadorit Abbott se situata është e menaxhueshme, nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme dhe se thirrja e presidentit është e pabazuar dhe e panevojshme.

Nga ana e tij, Ambasadori Abbott tha se në këtë situatë të emergjencës së shëndetit publik është esenciale që veprimet politike të institucioneve shtetërore të qeverisen sipas Kushtetutës së Kosovës. Ai bëri thirrje që të gjitha palët duhet të sigurohen që diskutimet dhe negociatat e tyre të zhvillohen në mënyrë që t’i sigurojnë të gjitha komunitetet në Kosovë, pa shkaktuar brengosje të shtuara që ndihen nga të gjithë në këto kohë të vështira./GazetaExpress/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here