Konjufca: E kuptoj mllefin e Arban Abrashit, arriti të jetë ministër i PAN-it, po jo ministër i Albin Kurtit

0
90

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca tha se e kupton shumë mirë mllefin e deputetit të LDK-së, Arban Abrashi për shkak se ky nuk ka arrit me qenë ministër i Qeverisë Kurti.

“E kuptoj shumë mirë mllefin e z.Abrashi për arsye se ky ka arrit me qenë ministër i Qeverisë me PAN-in, por jo ministër i Albin Kurtit edhe pakënaqësia e tij është e natyrshme, mirëpo unë këtë argumentin e tij që u mundua ta cilësoi si argument, por që s’është afër e më shumë i përket propagandës e kam dëgjuar vetëm nga presidenti Thaçi, për Albinin, prej kerkujt tjetër.

Kjo që Albini prej Rambujesë kundër Bashkësisë Ndërkombëtare e më tepër, unë për çdo seancë e di që e ka ripsërsitë vetëm presidenti Thaçi”, tha Konjufca.

Ai theksoi se i mban mend në kuptimin se si kanë fol personalitetet ndër vite nëpër foltoret e Kuvendit.

“Domethënë unë i mbaj mend në kuptimin qysh kanë fol personalitetet në këto foltore, se jemi qe 10 vjet edhe Arbani ka qenë ministër në qeveritë e mëhershme,, por këtë që Albin Kurti kundër Amerikës, kundër Bashkësisë Ndërkombëtare veç një njeri e ka thënë këtu, et i Arban Abrashi je i dytë, mburru me këtë çështje e krenohu. Kryeministri tha e ka përça Bashkësinë Ndërkombëtare, shihe!. Këtë fjalim të njëjtë e ke pas në foltore në 208 kundër Hashim Thacit, të njëjtën e ke thënë që çështja e hapjes së territoreve e përçau Amerikën me Evropë, të njëjtat gjëra që i ke thënë për Thaçin.

Këtë e keni pas etikë për Hashim Thaçin, gjatë 2017-2019 në opozitë të përbashkët, ku e ndërrove tash qëndrimin %?.Në konferencën e Munihut e lëshove një rren të padurueshme, nëse ke naj argument që qaj incizim që ka dalë është prei kryeministrit Albin Kurti, ai është i gatshëm të jap përgjegjësi nëse ti je duke bë vec shpifje në këtë foltore edhe ti duhet të japësh përgjegjësi.Qaj incizim ka dal nga foltorja e konferencës dhe e di kush ka qenë i pranishëm nga ne, kerkush nuk ka qenë prej anës incizuese, për atë e ka marrë përgjegjësinë konferenca e jo kryeministri Albin Kurti, s’të bën nder me shpif, e me thënë gënjeshtra në këtë foltore”, shtoi tutje Konjufca./Indeksonline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here