Haki Abazi: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është ekstreme, Kurti nuk pajtohet

0
73

Zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti nuk ka pajtuar me propozimin e Presidentit Hashim Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

‘’Siç jeni të njoftuar Këshilli Kombëtar i Sigurisë është mbledhur sonte nën prezencën e Kryeministrit Kurti’’.

‘’Është raportuar për veprimet që janë marrë veç e veç. Deri tani kemi 19 të infektuar, fatmirësisht asnjë me fatalitet. 6 nga ta janë duke u trajtuar në shtëpi’’.

‘’Kosova është shteti i parë në rajon që ka mbyllur shkollat. Kemi përcjellur edhe vendet e jashtme për situatën çfarë po ndodhë’’.

‘’Ajo që është propozuar nga Presidenti Thaçi shihet si masë ekstreme dhe njihet si e panevojshme. Me këtë formë të bashkëpunimit ndërinstitucional do të vazhdojë’’.

‘’Kryeministri nuk është në pajtueshmëri me propozimin e Presidentit Thaçi. Tani për tani gjendja e jashtëzakonshme është e panevojshme’’.

‘’Jemi të kënaqur me vendimet që ka marrë Qeveria duhet rregull edhe më i lartë’’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here