Dezinfektohen 200 ndërtesa në Prishtinë

0
83

Sot është bërë dezinfektimi i 200 ndërtesave kolektive në Prishtinë

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës në Facebook.

“200 hyrjet e banesave kolektive të cilat janë nën menaxhimin e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë filluar të dezinfektohen si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Poashtu, secila nga këto hyrje do të pajiset edhe me dezinfektues, derisa efekti i dezinfektimit është 40 ditë”, thuhet në njoftim.

200 hyrjet e banesave kolektive të cilat janë nën menaxhimin e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë filluar të…

Posted by Komuna e Prishtinës on Tuesday, March 17, 2020

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, janë dezinfektuar edhe disa rrugë në Prishtinë.

Kjo po bëhet për shkak të mbrojtjes nga virusi Covid-19, nga i cili tashmë janë prekur 16 persona në Kosovë./Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here