Çfarë do të ndodh me ministrat e LDK-së, a do shkarkohen? Flet zyrtari i kësaj partie

0
156

Ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të tërhiqen nga detyra e tyre që kanë në kuadër të Qeverisë edhe pas rrëzimit të saj.

Kështu ka thënë zëvnedësministri në detyrë i Drejtësisë, Florian Dushi në një intervistë për Ekonomia Online. Ai ka thënë se për shkak të betejës kundër Coronavirusi qeveria në detyrë, duhet të marrë përgjegjësitë e saj, konfrom situatës së krijuar, duke e parë gjendjen emergjente të shpallur sa i përket shëndetit publik.

Mes tjerash Dushi tha se ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së, nuk do të tërhiqen në asnjë formë prej detyrave dhe përgjegjësive të tyre që kanë në kuadër të kësaj qeverie.

“Kjo qeveri si tërësi por edhe ministrat dhe zëvendësministrat përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre konform legjislacionit në fuqi, sepse jemi në një periudhë emergjente të shpallur sa i përket shëndetit publik, ku duhet të jemi në nivel të detyrave dhe përgjegjësive tona sepse vërtetë është një betejë e jashtëzakonshme që po zhvillohet në shumë nivele të jetës në Kosovë.

Ne jemi të gjithë me detyrat dhe përgjegjësitë tona brenda kësaj qeverie, ashtu siç është deklaruar edhe kryetari Mustafa, ministrat e LDK-së, zëvendësministrat nuk do të tërhiqen në asnjë formë prej detyrave dhe përgjegjësive të tyre që kanë në kuadër të kësaj qeverie veqmas duke pasur parasysh situatën me të cilën po ballafaqohemi këto ditë” shtoi Dushi.

Dushi theksoi se nuk mund të përmbushen detyrat e askujt, qofshin ato edhe të presidentit. Ai ka thënë se LDK-ja do të japë kontributin e saj për të evituar një krizë qeveritare e cila eventualisht mund të paraqitet pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti që ishte para disa ditësh.

“Ne nuk mund të përmbushim detyrat e askujt qofshin ato edhe të presidentit. Lidhja Demokratike e Kosovës natyrisht do të japë kontributin e saj për të evituar një krizë qeveritare e cila eventualisht mund të paraqitet pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti që ishte para disa ditësh” deklaroi Dushi.

Zëvendësministri në detyrë, Florian Dushi ka kritikuar qeverinë e Kosovës për masat e ndërmarra lidhur me kufizimin e lëvizjes në orare të caktuara.

Dushi ka thënë se masat dhe orari duhet të ndryshohen, sepse në orarin e pasdites ka njerëz të shumtë të cilët dalin për nevoja të ndryshme qofshin ato ushqimore apo edhe shëndetësore.

Me këtë rast, Dushi tha se duhet të krijohet një orar i plote për të gjithë qytetarët

“Nga përvoja personale po e them se kam vërejtur se periudhën kur është e lirë pasdite prej orës 16:00 deri në orën 20:00, ka një grumbullim të jashtëzakonshëm të njerëzve qoftë në rrugë qoftë nëpër markete qoftë në barnatore apo kudo, njerëzit dalin që t’i përmbushim nevojat e tyre, por me gjasë kjo nuk ka funksionuar dhe nuk po funksionin në dy orare të caktuara. Prandaj propozimi im ishte që kjo të ndryshojë dhe të jetë në një orar të plotë sikurse që e aplikojnë mjaft shtete të tjera në këto ditë pandemie” , theksoi Dushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here