Haradinaj: Albin Kurti axhami, të rinjtë kanë me ia ngjy kryet me ve

0
85

Ish kryeministëri, Ramush Haradinaj e ka quajtur axhami kryeministrin aktual Albin Kurti meqë po synon ta heqë taksën.

Haradinaj ka thënë të rinjtë do “t’ia ngjyjnë kryet me vo” Kurtit nëse e heqë taksën.

‘’Do të ketë të rinj që do t’ia ngjyjnë Kurtit me vo, bile të klluqta nëse e heqin taksnë. Është dashtë me e pru Kosovën në këtë peshë që është. Cila është kundërvlera. Është tepër axhami Kurti,është mos vet çka i bjen kjo. Thotë unë e prodhoj kundërvlerën, e heqë taksën, e sjell Serbinë dhe ia lë vetes fajin’’, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj thotë se Kurti duhet të jetë i vendosur për taksë e të përballet me popullin.

‘’Kanë me ia ngjy kryt me vo, kah t hyn e kah t del, në tanë kohën. Le ta ngrin kryet, le të ecë përpara, por do të ballafaqohet me popullin’’. Indeksonline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here