EDHE NJË I DYSHUAR ME KORONAVIRUS NË KOSOVË, KËTO JANË DETAJET

0
73

Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë duke u trajtuar tre pacientë të tjerë kosovarë me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi.

Sipas SHSKUK-së persona që po trajtohen në QKUK kanë ardhur nga Italia.

Tutje, në njoftimin tyre thuhet se nuk ka nevojë për panik pasi janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.

“Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për coronavirus. Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia. Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim. Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Ekipet e infektives janë duke punuar dhe deri tani nuk ka ndonjë detaj rreth rezultateve.

Lajm për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi për media në QKUK, Shpend Fazliu, i cili tha se njëherë nuk mund të jap detaje pasi që ekipa infektive janë duke u punuar.

“Janë ekipet infektive duke punuar derisa t’i ekzaminojnë nuk mundemi me ju dhënë detaje më shumë”, ka thënë Fazliu./Insajderi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here