E dhimbshme: Derisa sa po bëhej gati për shkollë, vdes nxënësja nga Gjilani

0
247

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur sot në fshatin Zhegër të Gjilanit, ku një nxënëse e re ka vd ekur, shkruan Gazeta Metro.

Vanesa Veseli ka vd ekur derisa po bëhej gati për t’u nisur për në shkollë, kështu kanë njoftuar familjarët e saj përmes rrjeteve sociale.

Ajo ishte nxënëse e shkollës “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit.

Edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Veseli.

Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Veseli,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës suaj, Vanesa Veseli.

Ky lajm më ka tro nditur thellë mua, Komunën e Gjilanit dhe secilin qytetar.

Vanesën do ta kujtojmë përgjithmonë si nxënëse të sjellshme e të shkëlqyer si dhe një sportiste të dalluar, e cila premtonte shumë.

Kjo është një humbje e madhe për shkollën “Agim Ramadani”, për Zhegrën, për Gjilanin dhe për sportin.

Ju lutem, familje e nderuar, pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri./gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here