Tifozi i fut frikën në “placë” Ronaldos, CR7 i tregon shkelmin i irrituar

0
83

Një moment tejet interesant i ka ndodhur Cristiano Ronaldos në sfidën e mbrëmshme ndaj Bayern Leverkusen, të cilën ndeshje Juventusi e fitoi me shifrat 2-0, ku njërën gol e shënoi edhe portugezi.

Kjo ndeshje tregoi se CR7 mbetet një futbollist tejet i pëlqyer nga tifozët.

Një prej tyre ia doli t’i shpëtojë sigurimit të stadiumit, dhe u fut në fushën e blertë të stadiumit, me synimin për të bërë një foto me Cristianon, shkruan Reporteri.net.

Tifozi, shkoi me vrap drejt portugezit të cilin e kapi nga qafa. Kjo gjë i futi frikën në “placë” Ronaldos pasi e zuri të papërgatitur dhe CR7 dukej sikur u sulmua.

Ai reagoi ku gati e sulmoi me shkelm tifozin, i cili nuk ia arriti qëllimit ta realizoi foto me portugezin. /Reporteri.net/.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here