Policia e Shqipërisë kap në radar një veturë duke lëvizur 221 km/h

0
136

Në faqen e saj në Facebook, Policia e Shqipërisë, ka postuar një video në të cilën shihet se si polici në detyrë kap me radar një veturë duke lëvizur me një shpejtësi të madhe prej 221 kilometra në orë, transmeton Koha.net.

Kjo veturë, sipas policisë shqiptare, ishte duke lëvizur në aksin rrugor Sauk – Teg, afër Tiranës.

Gjithashtu, Policia apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes sepse përveç jetës së tyre, vënë në rrezik edhe jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Ky është postim i plotë:

“Radari dhe polici të shpëtojnë jetën.

Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk – Teg.

221 km/h në aksin Sauk – Teg.

Shpejtësi e frikshme që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.

Stop shpejtësisë, stop shpejtësisë, stop shpejtësisë.

Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt.

Mos shpejto të arrish aksidentin!”.

Radari 📸 dhe polici👮‍♂ të shpëtojnë jetën.Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk – Teg.221 km/h në aksin Sauk – Teg,🛣✈✈✈✈🙏🙏🙏❗❗❗Shpjetësi e frikshme që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit,🚑 por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës🚑Stop shpejtësisë,🛫 stop shpejtësisë,🛫 stop shpejtësisë🛫Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një🏠 destinacion të sigurt.🚔🚔🛣🚔🚔Mos shpejto të arrish aksidentin!

Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, December 11, 2019

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here