Ky është personi që e krijoi embelemën e UÇK’së

0
20

Të gjithë kemi simpati të madhe ndaj emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK’së), por a e din historinë e saj, kush ishte krijuesi dhe dizajnuesi i saj, me siguri shumë nga ju nuk jeni në dijeni, ai është Adnan Asllani, aktivisti i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës(UÇK), emblemat e para i kishte shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër r kjo krejt fal krijuesit të saj Adnan Asllani.

Adnan Asllani, aktivisti që bëri emblemën e UÇK’së, siç kishte treguar me herët, dërgimi i tyre ishte përcjellë me vështirësi të njëjta sikurse edhe armatimi që hynte për ushtarët e UÇK’së. Kjo stemë ishte bartur edhe nga heroi Adem Jashari.

Nuk kishte pasur kundërshtime për versionin që ishte prezantuar. Në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK) vendimet merreshin kryesisht me konsensus të plotë, tregon Asllani.

Nga kjo stemë janë adaptuar edhe dy stemat e tjera, ajo e UÇPMB’së dhe UÇK’ës në Maqedoni.

Ndërsa ish ushtari i UÇK’ës, Faik Zogaj ka thënë për Gazetën Metro se përkundem kësaj pune të mrekullueshme shteti i Kosovës nuk i ka shpërndar asnjë mirënjohje.

Ndeyshe, Adnan Asllani ka lindur para 44 vjetësh në Strezoc të Preshevës. Aktivitetin atdhetar e kam filluar si nxënës i shkollës së mesme në Ferizaj, ku bashkë me të rinj të tjerë studentë, ai është aktivizuar në kuadër të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës që më vonë njihet si Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK).

Në shtator të vitit 1988 bashkë me shokë të tjerë janë arrestuar dhe dënuar me dy vjet burgim.

Pas daljes nga bur gu sërish ka vazhduar veprimtarinë në kuadër të po të njëjtës organizatë, duke kryesuar me Këshillin e Rrethit të Preshevës.

Në prill 1993, si përfaqësues i Preshevës, Asllani ka marrë pjesë në Mbledhjen Konsultative të LPK’së që është mbajtur në Kollare të Kërçovës, ku ishin prezentë të gjithë përfaqësuesit e rretheve të LPK’së nga Kosova, Maqedonia, Presheva dhe nga Dega jashtë vendit./gazetametro

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=554935425302854&id=100023592044384

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here