Jas sa para i dhuroi Besim Dina për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri!

0
141

Edhe moderatori i njohur shqiptar Besim Dina, në bashkëpunim me sponsorët e emisionit Oxygen, ka dhuruar një shumë të konsiderueshme të parave.

Nga secili sponsor ai ka kërkuar nga 1 mijë euro, për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, shkruan OnAir.

Në total Besim Dina ka mbledhur 4 mijë euro për t’i ndihmuar të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti i tmerrshëm që ndodhi në Shqipëri, të martën e 26 nëntorit.

Ndryshe, nga ky tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ball, kanë humbur jetën 51 persona, 750 të plagosur si dhe qindar banesa të dëmtuara.

Në ndihmë Shqipërisë me shuma të mëdha parash dhe mjete të ndryshme i kanë dal shumë vende duke përfshirë edhe Kosovën./OnAir

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here