Haziri jep lajmin e madh për koalicionin me Vetëvendosjen

0
31

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në televizionin publik ka thënë se marrëveshja me Vetëvendosjen për Qeverinë e re do të arrihet gjatë këtij muaji, madje sipas tij kjo është çështje ditësh.

Haziri tha po ashtu se qeverisja e tyre do të sfidohet nga opozita e ardhshme, të cilën e quan agresive.

“Isa Mustafa e ka mandatin e plotë me finalizu një marrëveshje me VV-në, me vullnet të mirë dhe besim. Po vjen një opozitë që ka me qenë agresive dhe ka me e sfidu qeverisjen tonë. Ne jemi në fazën ku duhet të nënshkruajmë një marrëveshje në qetësi dhe në mirëkuptim të plotë”, tha ai.

“Do të kemi Qeveri dhe Kuvend deri në dhjetor, definitivisht. Mund të kemi edhe seanca punese gjatë këtij muaji. Marrëveshja është çështje ditësh dhe jo javësh. Nuk ka krizë politike mes LDK-VV”, shton ai.

Marrur nga GazetaBlic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here