Fjalët e para të Joshuas pas triumfit ndaj Ruizit

0
69

Anthony Joshua ka falënderuar Zotin pas fitores ndaj Andy Ruiz për titujt e peshave të rënda.

Joshua ka arritur t’i kthejë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO, pasi arriti të fitonte me pikë pas 12 raundesh ndaj Andy Ruiz.

“Para së gjithash, dua ta falënderoj Zotin. Dua të them Bismilah!”, ka thënë fillimisht Joshua pas meçit.

Video Player

“Një njeri si unë nuk bën justifikime. Herën e fundit, e lëndova, por u mposhta. Doja të tregoja shkencën e ëmbël të këtij sporti të bukur. Bëhet fjalë për goditje, dhe jo goditje”.

“Qëndroni të uritur, qëndroni të përulur. Unë jam i uritur, jam i përulur në humbje dhe do të qëndroj i përulur në fitore”.

Pamje gjatë meçit (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Kam shumë respekt për Andy Ruizn dhe familjen e tij”.

“Faleminderit Zotit dhe Eddit dhe Barry Hearn. Nëse keni dëgjuar, ne do të bëjmë meçin e tretë”, përfundoi britaniku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here