Biznesmeni malazez dhuron 85 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti

0
26

Pas tërmetit të 26 nëntorit, shumë individë, biznese, organizata dhanë ndihmën e tyre duke mbledhur një shumë të madhe parash në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Një gjest të madh humanizmi ka bërë edhe një biznesmen nga Mali i zi me origjinë boshnjake i cili ka dhuruar 85 mijë euro. Lajmin e ka bërë të ditur Elvis Naçi me anë të një postimi në rrjete sociale. Naçi shfaqet krah Hajriz Brcvak dhe bën të ditur shumën e madhe që ai ka dhuruar.

“Me Hajriz Brčvak nga Mali i Zi i me origjine Boshnjake i cili dhuroi 85 mije euro ne fondacionin Firdeus per te ndihmuar Familjet e prekura nga termeti i 26 Nentorit! Zoti ja shpërbleftë”, ka shkruar Naçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here