Banorët e Xhenetit do ta shohin qartë Zotin e Lartësuar

0
120

Abdullah ibn Amr transmeton se, lidhur me ajetin e Kuranit: ” …te Zoti i tyre shikojnë“, ka thënë: ” Banorët e Xhenetit shohin fytyrën e Allahut të Madhëruar”. Këtë gjë e ka thënë edhe ibn Abasi. AMir ibn Sead tregon se njëherë, Ebu Bekër Es-Sidiku lexoi ajetin kuranor:” Për ata që punuan vepra të mira, ka mirësi , madje edhe më tepër” (Junus, 26). Ata që ishin të pranishëm pyetën: ” Cila është ajo “më tepër” , o mëkëmbës i të Dërguarit të Allahut? Ebu Bekri u përgjigj: ” Bëhet fjalë për shikimin te fytyra e Allahut të Madhëruar në Xhenetin e Tij“.
Amar ibn Ubejdi tregon se ka dëgjuar Aliun të thotë: ” Prej plotësimit të mirësisë është hyrja në Xhenet dhe dhe shikimi te fytyra e Allahut të Madhëruar në Xhenetin e Tij”. Këtë mendim e kanë të gjithë komentuesit e Kuranit të Ehli Sunetit dhe dijetarët e Hadithit.
Nga Ebu Seid El-Huderiu transmetohet se disa njerëz i thanë të Dërguarit të Alllahut: ” A do ta shohim Zotin tonë në Ditën e Gjykimit? I Dërguari i Allahut u tha: ” Po, a dyshoni për diellin kur e shihni në qiellin pa re dhe a dyshoni për hënën kur e shihni të plotë natën?” Ata thane: ” Jo, o i Dërguari i ALlahut”. Profeti alejhi selam vazhdoi: ” Kështu keni për ta parë Allahun Ditën e Gjykimit”.
Po ashtu, në këtë pikë është permendur edhe hadithi i transmetuar nga Ebu Hazmi, i cili tregon: ” Një natë po qëndronim ulur bashkë me të Dërguarin e Allahut , kur ai pa hënën katërmbëdhjetëditëshe dhe tha: ” Ju do ta shihni Zotin tuaj me sytë tuaj, ashtu sic e shikoni këtë hënë dhe nuk do të keni dyshime në shikimin e Tij. Nëse keni mundësi që të mos e lini pas dore një falje para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të tij, atëhere bejeni“. Pastaj ai lexoi ajetin kuranor: ” Madhëro me falenderim Zotin tend para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të tij.” (Kaf, 39)
Suhejbi ka transmetuar se Profeti Muhamed alejhi selam ka thënë:” Kur banorët e Xhenetit të futen në Xhenet, Allahu i Madhëruar do t´u thotë: ” A kërkoni dicka më tepër?” Ata do të thonë: ” A nuk na zbardhe fytyrat , na fute në Xhenet dhe na shpëtove nga zjarri?!” Profeti alejhis elam vazhdoi: ” Pastaj, Zoti do të na heqë para tyre mbulesën e Tij. Atyre nuk do tu jepet asgjë tjetër më e dashur dhe më e mrekullueshme sesa shikimi te Zoti i tyre.” Në fund, Profeti alejhi selam lexoi ajetin kuranor: ” Për ata që punuan vepra të mira, ka mirësi , madje edhe më tepër” (Junus, 26).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here