Ylli i Skënderbeut: Kosovarët që ua shitëm ujin 5 euro, u futën nën rrënoja për ne

0
111

Kosovarët kanë dhënë ndoshta provimin më të rëndësishëm të solidaritetit.Ndihma që ata u kanë bërë vëllezërve poshtë kufirit është për çdo lëvdatë, shkruan GazetaBlic.Padyshim se kjo ndihmë nuk la pa u komentuar nga shumica e figurave publike në Shqipëri, duke përfshirë qeveritarë, gazetarë, këngëtarë apo ata me një tjetër profesion.

Një të tillë e ka bërë edhe futbollisti i Skënderbeut, Bruno Dita, postimin e të cilit mund ta lexoni më poshtë.“Kosovarëve që ua shitëm ujin 5 euro, dhomat 100 euro, sallatën për levrek të cilësisë së parë nuk pyetën 2 herë për t’u futur nën rrënoja vetëm për një jetë më shumë. Grekët që i ‘urrejmë’ me shpirt u gjendën të parët, të pakursyer për të shpëtuar jetët tona. Francezët që nuk na donin në Europë janë aty, italianët që janë racista janë aty, serbët, kroatët, rumunët të gjithë janë aty, ashtu siç duhet të jenë kur miku është në vështirësi…”, shkruan Dita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here