Ylli i Kombëtares shqiptare: Pas ndeshjes në Beograd u larguam me helikopter nga stadiumi

0
68

Mërgim Mavraj qëndroi për pak kohë jashtë fushave të blerta, kjo për shkak të një dëmtimi në shpatull.

Por, mbrojtësi shqiptar tashmë është gati të kthehet në fushën e lojës me ekipin e tij Grojter Fyrthin, që do të luajë derbin ndaj Nurenbergut, këtë fundjavë.

Mbrojtësi shqiptar ka folur për “nordbayern.de” mbi ndeshjet derbi, ku ka përmendur atë sfidën mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014, që u ndërpre. pas hyrjes në fushë të tifozëve.

“Jam mësuar me beteja. Luajmë në shtëpi dhe është një përparësi e madhe për ne, pasi kemi dhe tifozët. Ndeshja e 2014-ës mes Shqipërisë dhe Serbisë, ishte më shumë se një derbi apo luftë. Na larguan nga stadiumi me helikopter”, shprehet Mavraj.

Më tej ai ka shtuar: “Ky është një nga derbit më të vogla që po luaj. Derbi është 90 minuta krenari, për klubin dhe qytetin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here