U nxor mrekullisht nga rrënojat, Reuters shkruan për djalin e familjes Lala: E shpëtoi lavatriçja

0
105

Tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të së martës, i mori jetën tetë anëtarëve të familjes Lala në zonën e Kënetës në Durrës, duke lënë të gjallë vetëm 17-vjeçarin Ramë Lala, i cili u nxorr nga rrënojat vetëm 10 orë më vonë.

I fundit që doli nga rrënojat ishte Ilir Lala, i paralizuar, ndërsa më herët grupet e ekip-shpëtimit kishni nxjerrë të përqafuar dy fëmijët binjakë të familjes fatkeqe.

Sipas Reuters, 17-vjeçarin, i cili ditën e djeshme u nis për në shtetin Italian, për një mjekim më të specializuar, e ka shpëtuar lavatriçja, që ishte rrëzuar prej luhatjeve të dhunshme të tokës duke i bllokuar adoleshentit rrugën, por i duke krijuar kësisoj një hapësirë të mjaftueshme, ku ai të mund të qëndronte pa u shtypur nga blloqet e inerteve..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here