Sy blu që rrëmbejnë vëmendjen kudo shkel, djali me pamje unike rrëmben vëmendjen e të gjithë botës

0
40

Një vogëlush i quajtur Abushe ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithë fotografëve në botë falë syve të tij të veçantë ngjyrë blu.

Janë ato çfarë e bëjnë djaloshin nga Etiopia unik, megjithëse gjithçka i atribuohet një sindrome me të cilën ai ka lindur.

E njohur me emrin Sindroma Waardenburg, një mutacion i genit të melaninës ndikon në pigmentin e ngjyrës së syve të djaloshit.

Sipas Librarisë Kombëtare të Mjekësisë në SHBA, kjo sindromë është jashtëzakonisht e rrallë dhe prek 1 në 40.000 persona.

Kur Abushe lindi, fillimisht prindërit e tij menduan se ishte i vërbër dhe meqenëse ishin shumë të varfër nuk mund ta kuronin. Pasi Abushe nisi të shikonte ata e cilësuan këtë si një ‘dhuratë nga Zoti’.

Burimi: LAD BIBLE | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here