SHBA i ‘nxin fytyrën’ Ramës, nxjerr videon që kryeministri nuk do donte ta shihte

0
93

Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një thirrje të fortë në lidhje me fushën e biznesit dhe investimeve në shtetin tonë, që le të themi është totalisht negative.

Sipas një biznesmeni të shquar amerikan, të investosh në Shqipëri nuk ia vlen pasi është shumë e vështirë.

Ja konstatimi që bën ai:

A është e lehtë të bësh biznes dhe të investosh në Shqipëri? Ky biznesmen amerikan, për fat të keq, do të thoshte “jo”.
Ambasada e SHBA e ka bërë publike këtë njoftim, duke shpërndarë në faqet zyrtare një video nga emisioni “31 minuta”. Në këtë video, tregohet se si është dhunuar biznesmeni amerikano-libanez, Faadi Mitri. Raportohet se Mitri dëshironte të krijonte dhe ndërtonte një kompleks multi milionësh në Gjirin e Lalzit. Emisioni gjithashtu përmend edhe veprimet korruptive të gruas së gjyqtarit Gjin Gjoni, që nxori jashtë loje nga gara për ambientet e dyqaneve Duty Free në aeroportin e Rinasit një kompani amerikane.

A është e lehtë apo e vështirë të besh biznes në Shqipëri?

Në pjesën e parë të "31 Minuta" për sonte i kushtojmë hapësirë të veçantë klimës së biznesit në Shqipëri. A është e lehtë apo e vështirë të besh biznes? Po investitorët e huaj me çfarë të papriturash dhe pengesash përballen ku vijnë këtu? A ka një mjedis te sigurt ekonomik, ligjor dhe a ekziston konkurrenca e ndershme? Historia qe do te përcjellim është një garë e zakonshme mes biznesesh private qe kthehet në një lufte të egër dhe me rregulla te xhunglës kur në të përfshihen struktura të shtetit dhe gjykata.

Posted by 31 Minuta on Wednesday, 13 November 2019

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here