Reali me ofertë marramendëse për Muhamed Salah

0
22

Sulmuesi egjiptian Mohammed Salah pritet të jetë përforcimi i madh i Real Madridit për edicionin e ardhshëm.

Real Madridi tashmë po bën gati ofertën për ta bindur Liverpoolin në lirimin e Salahut në fund të këtij edicioni.

Mësohet se Reali është i gatshëm të paguajë 130 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e Salahut, të cilin e sheh si përforcim të rëndësishëm për vitin tjetër.

Salah 27-vjeçar, është i gatshëm për një lëvizje të tillë edhe pse ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, shkruan goal.

Ai te Liverpooli u transferua para dy vjetësh nga Roma për 42 milionë euro kurse ka luajtur edhe për Chelsea, Fiorentina e Baseli.

Këtë edicion, Salah ka tetë gola dhe katër asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here