Pas Tërmetit Vdekjeprurës Në Shqipëri, Gold AG Jep Një Lajm Për Fansat

0
113

Pas tragjedisë që e goditi Shqipërinë, këngëntari Gold AG,ka dhënë një lajm të mirë për fanasat.

Gold AG ka njoftuar se bashkëpunimi i tij me Shyhrete Behlulin kushtuar Adem Jasharit është ricaktuar që të publikohet të dielën në ora 14:00, pasi data fillestare ishte shtyrë për shkak të tragjedisë që e kaploi Shqipërinë.

“Videoklipi që ishte në plan të lansohet më 27 nëntor për nder të Ditës së Flamurit, nuk u lansua shkaku i tragjedisë që na ndodhi mbarë popullit shqiptar”.

“Shpresoj që kjo sprovë të mbarojë me kaq e ne të jemi të kujdesshëm edhe më shumë për vëllezërit e motrat tona në Shqipëri, ashtu siç ishim deri sot”.

“Kënga me videoklip për Adem Jasharin do të lansohet ditën e diel”.

“Nuk mundëm ta urojmë njëri-tjetrin këtë 28 Nëntor, por i treguam botës se ne vërtet jemi një”, ka shkruar Arian Agushi në një postim në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here