“O ba, do më çosh të takoj gjyshin?” Alvin takohet përmallshëm me të moshuarin

0
107

Ditën e djeshme 11-vjeçari Alvin Berisha është kthyer në shtëpinë e tij në Itali ku ka takuar motrat dhe të atin. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar 5 vite nga ikja e tij, Alvin nuk e kishte harruar një person mjaft të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për gjyshin e tij, i cili, sikurse dhe i ati, nuk i kishte humbur shpresat se një ditë do të ritakohej me të voglin. Dhe kështu ndodhi.

Sapo u kthye në banesë e u çmall disi me motrat e të atin, Alvini kërkoi të takonte gjyshin. Burri i moshuar nuk nguroi në asnje moment të shkonte pranë nipit.

Kjo video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale tregon momentin kur Alvin del nga dera e banesës së tij dhe takon me mall gjyshin. Të dy përqafohen si për të shuar gjithë vitet e distancës mes tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here