Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë e Kosovës – FOTO

0
271

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

RAMË (Halil) SMAJLI i lindur me 27.09.1980 në Pejë.
I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

5- (pesë) raste për veprën penale “Grabitje”
2- (dy) raste për veprën penale “ Vjedhje Grabitqare”
1- (një) rast për vepër penale ‘ Vjedhje e Rëndë’
1- (një) rast për veprën penale “ Vjedhje”
I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prishtinë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here