Përfaqësuesja Kosoves ka pësuar humbje ndaj Çekisë 2:1, në ndeshjen e parafundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, duke humbur edhe matematikisht gjasat për kualifikim.
“Dardanët” u dorëzuan vetëm në 20 minutëshin e fundit të ndeshjes, përcjellë Gazeta Olle.
Milot Rashica tha se Kosova bëri një ndër pjesët e para më të dobëta.
“Zhgënjimi është shumë i madh te ne. Në pjesën e parë kemi pasur një ndër pjesët më të dobëta deri më tash”, u shpreh Rashica.
“Në pjesën e dytë u kthyem, por Çekia luajti mirë. Ne e shënuam golin e parë, por shumë gjëra nuk funksionuan sonte pasi humbëm shumë topa si në mbrojta ashtu edhe në sulm”, vlerësoi Rashica.
“Hijeshia e vetme sonte kanë qenë Dardanët, ata na kanë përkrahur që nga dje. Dardanët kanë bërtitur faleminderit pas ndeshjes dhe kjo ka qenë gjë e madhe. Shpresoj që në ndeshjet e tjera do t’ua kthejmë”.
“Ka qenë një përvojë shumë e mirë deri më tash. Kemi marrë shumë gjëra të mira në këto kualifikime”, vazhdoi vushtrriasi.