Ky është premtimi i Albin Kurtit për të akuzuarit nga Gjykata Speciale (Video)

0
45

Vetëvendosje që tashmë do ta themelojë Qeverinë është e vetmja parti që ka qenë në vazhdimësi dhe shumë hapur kundër Gjykatës Speciale. Madje, kryeministri në ardhje, Albin Kurti kishte bërë edhe një premtim interesant.

Kurti kishte deklaruar se nëse ai do të bëhet kryeministër, do të zhbëjë Gjykatën Speciale.

“Kur Vetëvendosja do të jetë në qeveri nesër, Vetëvendosja është subjekti qeveri që juve nuk ju dorëzon në Gjykatën Speciale, se na se njohim Gjykatën Speciale, edhe qeverisja e PDK’së juve ka me ju dorëzu në Gjykatën Speciale”, kishte thënë ai në Kuvend.

Për këtë çështje Albin Kurti ka folur edhe pas 6 tetorit. Por jo me të njejtin mendim. Kurti ka thënë se është e pamundur shfuqizimi i saj, pasi që duhem mbi 80 deputetë përfshirë edhe serbët/InsajderiInDoks

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here