I helmuar prej katër ditësh, përkeqësohet gjendja shëndetësore e avokatit Altin Goxhaj

0
115

Avokati i njohur, Altin Goxhaj, është helmuar pak ditë më parë dhe për pasojë ka përfunduar në spital.

Lajmi u bë publik nga miku i tij, Kreshnik Osmani, i cili përmes një statusi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka treguar incidentin që ka ndodhur me avokatin Goxhaj.

Ndërsa sot mësohet se gjendja shëndetësore e Altin Goxhaj është përkeqësuar. Ky njoftim është bërë i ditur nga aktivisti i shoqërisë civile, Juxhin Çela.

Çela shprehet se mjekët e spitalit kanë “ngritur duart lart”, dhe nuk kanë dhene asnjë shpjegim mbi natyrën dhe shkaqet e virusit që ka shkatërruar trupin e avokatit të njohur

Ai ka ngritur pikëpyetje të mëdha lidhur me rastin e rëndë, teksa pyet se kush ka interes të helmohet avokati Goxhaj. Ai pyet gjithashtu se pse kjo ngarje nuk ka marrë vëmendjen e nga aktivistët e Bashkimit Europian apo ambasadat perëndimore.

Avokati Altin Goxhaj njihet për qëndrimet e tij të forta kundër filantropit të njohur, George Soros dhe organizatave të tij që operojnë në Shqipëri, një betejë të cilën e zhvillon prej disa vitesh.

Gjithashtu Goxhaj ka denoncuar edhe disa skandale në media, si dhe lidhjet e Ramës e Veliajt me oligarkët. Ai njihet gjithashtu si një kritik i ashpër jo vetëm i qeverisë, por edhe i opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha.

Goxhaj ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv prej datës 11 nëntor.

Juxhin Çela shkruan:

Sapo me lajmeruan se perkeqesohet tashme situata e aktivistit te helmuar!
Mbare seksioni i infektivit ne QSUT ka ngritur duart lart mbi shkaqet dhe natyren e shpejte te perhapjes se virusit te panjohur qe eshte duke shkaterruar trupin e “avokatit te popullit” real keto dekada.
Kush ka interes te helmohet #AltinGoxhaj?
Kush ka interes ne ndertimin e nje atmosfere frike mes aktivisteve te shoqerise civile?
Pse aktivistet e punesuar dhe sjelle ne Tirane nga Bashkimi Europian si Ervin Goci kane heshtur ndaj kesaj ngjarje te rende por enden nga media ne media e establishmentit si figurant ne serialet/propaganden e sistemit?
Pse ambasadat perendimore nuk kane kerkuar informacione per kete ngjarje?
Do reagonin nese ne vend te Altinit te shqiptareve do ishte aktivisti i tyre?”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here